Qëllimi i Francës, që në periudhën në vijim të pranojë 400 aplikues të azilit dhe 350 fëmijë refugjatë pa shoqërim, të cilët gjendjen në Greqi, është konfirmuar në takim të ministrit të Migrimit dhe Azilit, Jorgos Kumucakos dhe ambasadorit francez në Greqi, Patrik Mesonav, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Siç kumtuan nga Ministria kompetente greke, grupi i parë prej 50 fëmijëve refugjatë pa shoqërim do të niset për Francë gjatë muajit korrik.