Franca ka instruktuar sot zyrtarët e saj publikë të tregojnë më shumë humanizëm ndaj emigrantëve, tha një zëdhënës i qeverisë, pasi grupet e të drejtave të njeriut thanë se mbante përgjegjësi për kushtet e rënda me të cilat janë përballur emigrantët e rajonit verior të Calais. Rreth 400 emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika janë rikthyer në portin e ngushticës që ndaj Francën me Anglinë ku vitin e kaluar qeveria çmontoi me bulldozerë kampin e refugjatëve ilegalë. “Prefektëve lokal u janë dhënë instruksione për të treguar më shumë fleksibilitet dhe më shumë humanizëm. Ne nuk mund të trajtojmë më gratë dhe burrat sikur të ishin vetëm numra”, tha Christophe Castaner, duke shtuar se reformimi i procesit të azilit ishte një nga prioritetet e presidentit të ri Emmanuel Macron. Shkatërrimi arbitrar i kampit të Calais u urdhërua nga ish-presidenti socialist Francois Hollande pas presionit të banorëve lokalë për rritjen e krimit.