Sot në vend do të mbizotërojë mot kryesisht i freskët me vranësira dhe me reshje shiu, përcjell Alsat. Reshje të dendura shiu priten në pjesët perëndimore, ku pritet të bjerë shi lokal deri në 20 l / m2. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 9 deri në 16, ndërsa maksimalja nga 14 deri në 20 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira me reshje shiu, me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë rreth 15 dhe ajo maksimale deri në 18 gradë Celsius.

Këto kushte të motit do të zgjasin deri të premten, ku në mëngjes priten reshje shiu lokale me intensitet më të ulët, ndërsa pasdite do të ketë stabilizim gradual të motit.

Gjatë fundjavës dhe ditëve të para të javës së ardhshme do të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të moderuara, por edhe rritje të temperaturave ditore.