Edhe pse para vetëm disa muajsh, u zhvillua një luftë e ashpër mes VMRO-së dhe LSDM-së për ardhjen e saj në sërish në pushtet, gjë kjo që, falë Teuta Arifit dhe Nevzat Bejtës u pamundësua, tani rrethanat si duket po fillojnë të ndryshojnë.

VMRO sërish tenton që të forcohet nëpër komunat Shqiptare, por, kësaj radhe, jo me forcat e veta por duke e shfrytëzuar BESË-n, kjo, me vet përkrahjen që i jep asaj dhe kandidatëve të BESË-s, për të fituar në disa komuna shqiptare siç është Tetova dhe Gostivari, por me theks të veçantë Tetova.

BESA duke aluduar fortë në përkrahjen nga VMRO, sepse dihet qartë se LSDM-ja, normal që do përkrah Arifin dhe Bejtën sepse ishin pikërisht këta dy kryetar të cilin e rrëzuan VMRO-në nga Qeveria dhe pamundësuan krijimin e koalicionit qeveritar VMRO-BDI, tenton që ti kthejë kah vetja këto komuna dhe të njëjtat me përkrahjen e opozitës maqedonase ti fitojë. Por sa realisht është e mundur një gjë e tillë, dhe cila është sfera që është dëshmuar BESA qoftë kombëtarisht apo politikisht? Kjo është baras me ZERO. Ashtu siç edhe u krijua, me shumë dyshime si për fondet po ashtu edhe për njerëzit që e drejtonin, tanimë ajo nxjerr në konkurrim disa projekte aq të mëdha për Tetovën, saqë flet për një smart city, gjë kjo që realisht është e pamundur, thjesht e pamundur si realizim e lere më të flasësh se, prej nga BESA do i sigurojë këto mjete për ta kthyer Tetovën në smart city?!

Duke ditur peshën e Teuta Arifit, dhe realisht punët në planin afatgjatë që ka bërë ajo, sidomos për ujësjellësin, si një projekt tek i cili dështuan tre kryetarë para saj, dhe duke ditur punët tjera që bëri kjo kandidate, në drejtim të zgjidhjes një herë e për gjithmonë të çështjes së deponisë, dhe jo siç bënin kryetarët tjerë, vetëm se e lëviznin deponinë nga një vend në tjetër, BESA vendosi ti kandidojë jo me kandidat për kryetar, por me komplet partinë. E them me komplet partinë, duke u nisur nga fakti se, Arifi kësaj radhe nuk do “luftojë” me kandidatin për kryetar të BESËS por me kryetarin e kësaj partie dhe komplet partinë, gjë kjo që, si duket, do përfundojë keq për BESA-n, sepse nëse ndodh që të humb në Tetovë, faktikisht del që, Teuta Arifi, ka mposhtur tërë partinë dhe jo vetëm kandidatin për kryetar të BESA-s.

Mbetet për Tetovarët që të vendosin, ta mbajnë zogun në dorë, apo të vrapojnë pas pëllumbit mbi çati?!

Një gjë është e vërtetë, kryetarja aktuale e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, edhe pse realisht ka bërë disa punë tejet të rëndësishme për qytetin, ajo asnjëherë nuk diti që ti reklamojë këto punë që ka bërë, por këtë e ka bërë, (duke e njohur mirë psikologjinë e saj) sepse ajo këto punë ka vlerësuar se e ka pasur për obligim ti bëjë dhe për të bërë marketing.