Asgjë nuk duhet t’i lihet rastësisë. Lojtarët e Tiranës, gjithashtu edhe stafi janë të detyruar t nënshtrohen testeve mjekësore për Coronavirus në vigjilje të përballjes me Luftëtarin. Kjo është kërkesa e Institutit të Shëndetit Publik drejtuar klubit kryeqytetas, bërë me dije nga ‘’RTSH SPORT’’. Duke parë rezultatet, më pas do vendoset përfundimisht për fatin e 90 minutëshit.

Siç duket, infektimi i lojtarit të Bylisit (Qardaku) ka rrritur akoma më shumë frikën rreth përhapjes së mundshme tek lojtarët e tjerë. Kujtojmë që ndeshja mes Bylisit dhe Tiranës (1-3) ishte pranë anullimit.