“Tërmetet e njëpasnjëshme që goditën Shkupin gjatë dy ditëve të fundit kanë nxjerrur jashtë shumicën e banorëve të cilët kanë kaluar natën nën qiell të hapur. Siç mund të shihet tashmë ka filluar ngritja e tendave dhe njerëzit refuzojnë të kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut të vazhdueshëm për ndonjë tërmet të ardhshëm”
Shkupjanët nuk arrijnë dot ta përshkruajnë frikën dhe traumat që tashmë u janë bërë përditshmëri në çdo zhurmë më të vogël që shkaktohet përreth shtëpive të tyre.
“Kur ka filluar ne me shoqen ishim në bodrum duke i rregullu disa rroba. Prej qaty filloi dridhja dhe thash na zuri. Këmbëzbathur e gjithë banesa prej katit të pestë zbriti poshtë. Mezi që zbritshim prej shkallëve prej njerëzve”, tha një banor i Çairit.
“Kemi marrë trauma, po frikësohemi. Nëse hypim lartë po na duken vazhdimisht se po dridhet. Unë e kam këmbën me shufër, nuk mundem të zbres prandaj nuk po hypi fare. Sonte a e keni nijet të ktheheni në shtëi? Jo sonte. Këto qebe i vendosa në makinë dhe do të rrimë aty”, tha një banore e Çairit.
Banorët thonë se trauma të mëdha kanë pësuar fëmijët e vegjël.
“Mbrëmë deri në orën tre e gjysmë kemi qëndruar këtu, por kjo është një traumë shumë e rëndë. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë tani. Ka filluar të ketë shumë shpesh. Fëmijët u bënë për askund. Gjithë me tableta janë. Po tu thuash hyni brenda fillojnë të bërtasin”, tha një banore.
“Të gjithë jemi të shqetësuar. Njerëz të sëmurë, shtatëzëna, gjithë jemi me diazepan. Këtu duhet të ndalet ndihma e shpejtë. Të jepet ndihmë e parë nëse ka nevojë. Të sillen tenda. Çfarë të bëjmë ne së pari”, tha një banor.
“Ne nuk kemi ku të shkojmë. Shtëpitë do të na rrënohen…Policia dje erdhi na tha nuk guxoni të rrini këtu. Nuk dimë ku të rrimë”, deklaroi një banor.
Ata kërkojnë nga komuna që tu dalë në ndihmë me asistencë bazike si shator dhe tualete publike.
“Tre katër ditë jemi, familje e madhe. Unë jam vet i 15-ti, 16-ti. Mbrëmë nuk kemi patur as dritë për tre, katër orë. Krejt kanë patur neve jo. Turp është kjo. Komuna duhet të interesohet pak. Nuk kemi shatorë. Nji frymë kjo rrëzohet. Kemi shumë fëmijë. Tani i kemi larguar të përgatisim diçka për të ngrënë. Gjithë natën këtu. Komuna duhet të sjellë ndonjë shator”, u shpreh një banor i Çairit.
“Nuk guxojmë të hyjmë brenda. Po frikësohemi prej shiut. Të kishim ndonjë shator. Kur është kështu koha e mirë, mirë është por po të bie shi pasi thanë se pritet. Të kishte mundësi për ndonjë shator, ta vendosim për shkak të fëmijëve. “Havaja është e çelë. Me pas ndonjë shi nuk di ku do të shkojmë, Nuk di më çfarë do të bëjmë. Më shumë nuk di. Ju tregoj drejtë jam frikësuar shumë. Un e kam përjetuar edhe tërmetin e 63-tës, kam qenë i mbuluar me rrënojat e murit, prandaj frikësohem”, tha një banor tjetër.
Përveç traumave dhe frikës që rri zgjuar, banorët e Shkupit numërojnë edhe dëmet, të çarate mureve të shtëpive…