Pamjet të rralla nga ajri tregojnë një fshat misterioz në Kinë ku banorët prej qindra vjetësh jetojnë në banesa me oborre nëntokësore.

Fshati mbi 4 mijë vjeçar, që gjendet në provincën Henan të Kinës, përbëhet nga rreth 10 mijë shtëpi.

Aktualisht aty banojnë rreth 3 mijë vetë duke qenë se pjesa tjetër kanë preferuar të transferohen në shtëpi më moderne, sipas medias kineze.

Banorët e sotëm të këtij fshati quhen Yaodongs dhe jetojnë aty brez pas brezi prej më shumë se 200 vjetësh.