Nga nesër deri të hënën do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshme dhe jostabil me reshje të përkohshme të shiut, të cilat në nivel lokal do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 25l/m2), të shoqëruara me vetëtima, erë dhe kushte për paraqitjen e breshrit, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Të martën për shkak të uljes së masës më të ftohtë ajrore do të fryjë erë e përforcuar veriperëndimore që do të shkaktojë ulje më të konsiderueshme të temperatura dhe do të ketë kushte për borë të dobët në malet më të larta.