Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve të 5 majit, pak para fillimit të heshtjes zgjedhore  partitë politike me propagandën e tyre mundohen me mish e me shpirt t’i bindin votuesit  që të dalin të votojnë, opsionin e tyre. Më të zëshme në këtë drejtim janë partitë e pushtetit, sa që më retorikën e tyre kanë filluar të bëhen të bezdisshëm. Edhe në këto zgjedhje kryefjalë vazhdon të  jetë ish kryeministrin Gruevski. Nuk është për tu habitur teksa dëgjon fjalët  “A doni të ju kthehet  Gruevski”, sikur ai është në garë për të parin e shtetit, ndërkohë që këta janë bërë më të Zi se ai.

Debateteve të këtilla i është shtuar edhe një reagim i analistit politik Qenan Ali, i cili në një stil briljant thumbon Ali Ahmetin edhe atë duke thënë se “Vetëm ata që ia mundësuan dhe e ndihmuan që të arratiset, mund ta kthejnë në skenë N.Gruevskin a shqiptarët JO !

Përndryshe thuhet se ishte BDI, që me njerëzit e saj e  ndihmoi Nikolla Gruevskin të arratiset në Hungari, përmes një vend kalimi ilegal në afërsi të një fshati të Dibrës, drejt ambasadës hungareze në Tiranë. /fol.mk