Ky është skeç humoristik i humoristëve gostivaras “Stresat”, të cilët së fundi janë më të ndjekurit dhe se humori i tyre reflekton realitetin në Maqedoni. Protagonisti i këtij skeçi humoristik nuk e lëshon karrigen e ministrit, bile edhe pas shumë të këqijave.

“Nuk e kom menden me dal. Çëtu rri, nouk nuk dal. Xhi do bëjmë, çitu ka me vdek. Pardje kam marrë kreditin 100 mijë euro, si do ta kthejë. Kemi nisur edhe punë tjera tendera”, thotë ministri në këtë rol.

Ai më pas i lutur nga shokët e tij pranon dorëheqjen, por kur i lajmërohet një person që i ka paguar lekët për kryerjen e një pune, ai çmendet dhe sërish i bie pishman duke thënë se kurrë nuk e lëshon karrigen e ministrit.

“Ho dil, ho jep dorëheqje. Si do të dalish, nuk të lojnë të dalish. Ti kërkojnë paret borxh, edhe ate me kamatë. S’mundesh edhe të dalish”, thotë humoristi gostivaras.

Ja vlen ta ndiqni videon në vijim që ndërlidhet me politikat ditore. (INA)