Sevdar Aziri , funksionar i BDI në nivel lokal dhe një ndër aktivistët më me ndikim në Degën Shutoorizare BDI, si dhe aktualisht Nënkryetar i Komunës së Shutkës në facebookun e tij ka ftuar miqtë e tij që të marrin pjesë në Kuvendin zgjedhor të Degës së Shutoorizare, të LR PDSH duke i ftuar të pranishmit në një numër sa më të madh për të formalizuar degën e Shutoorizares.

Sevdar Aziri ka qenë një ndër aktivistët më aktiv të BDI-së në Degën e Shutoorizares, i cili tani ka vendosur të rreshtohet në rradhët e LR PDSH-së duke i dhënë mbështetje të fuqishme këtij subjekti si dhe liderit Ziadin Sela.