Funksionarë të BDI-së kanë kaluar shumë keq në Hasanbeg. Sipas Lajmpress, shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së, Sadulla Duraku i shoqëruar nga ministra dhe deputetë është pritur nga një grup i vogël i anëtarëve të tyre, edhe ate siç mësohet pas thirrjeve me telefonata dhe porosi, por edhe përkundër kësaj ata kanë kaluar keq.

Siç shkruan Lajm, aktivistët e revoltuar për pak nuk kan rrahur disa funksionarë të kësaj partie që kanë ardhur të udhëheqin tubimin.

Ata kanë treguar për Lajm edhe emrat e funksionarve të BDI-së që janë ofenduar dhe sulmuar, por nuk do t’i publikojm emrat deri sa të sigurojm ndonjë video incizim nga tubimi në fjalë.

Një kohësisht Lajm publikisht kërkon prononcim zyrtar për këtë informacion edhe nga zyrtart e BDI-së. Kërkesën e bëjm në kët formë për shkak se përfaqësuesit e BDI-së refuzojnë tani një kohë të gjatë të përgjigjen në pyetjet e gazetës./lajmpress