qenan

Shkruan:Qenan Aliu

Hipokrizitë nuk kanë fundë. A po e vëreni se si veprojnë dy të parët e partive shqiptare që morën pjesë në negociatat në Përzhino.

Njëri mundohet të bën akrobacione politike për gjoja mundësinë e tërheqjes të parafit nga kjo marrëveshje ndërsa tjetri se, zgjedhjet duhet të mbahen siç jemi marrë vesht me 24 prill, se në të kundërtën për ndryshimin e kësaj date do të duhet demek marëveshje e re me agjendë të re.

Kjo është sikur të mbytesh në gotë uji. Atëherë ,çfarë agjende patën këty dy liderë gjtë këtyre tetë muajve ? Këta gjithë kohën folën se ne kemi shtruar barazinë e shqiptarëve në tavolinë, sa që më në fund njëri prej tyre troçë pranoi se kush gojën se ka çelë dhe as që na kan pyetur neve kush për gjërat që i tangojnë shqiptarët.

Edhe këta dy teza njëra e kësaj farë agjende të re dhe tjetra kinse tërheqjen e nënshkrimit janë në favor dhe mbështetje të Vmro-Dpmne-së.

Një kërkesë të vetme e dëgjuam, por të vetmen nga Bdi, edhe atë në fund për ligjin për mediumet se demek MRTV-ja të quhet RTVM-Radio Televizioni i Maqedonisë. Apapa pa pa….!?

Po çtë bëhet me :- makedonski shumi,makedonski zheleznici, makedonski poshti,makedonski pasishta,makedonska filharmonija,makedonska akademija, makedonsko drzhavjanstvo dhe në fund çtë bëhet me postulatin kushetutes se-shteti është i popullit maqedonas dhe…….. !?

Fundja ,,Përzhino,, edhe nuk ishte lokacion negociatash për ridefinimin e këtij sistemi juridiko-politik, por ishte vetëm fillimi i ndërtimit të një kornize për të filluar të zgjidhet kjo krizë politike e tymosur prej ,,bombave,, dhe pas zgjedhjeve të jashtzakonshme të zbatohet raporti special i kryesuar nga z. Pribe ,për reformat e domosdoshme.

Zgjedhje me 24 prill nuk do të ketë , por me këtë nuk do të thotë fare se opozita është ndonjë triumfatore për shtyerjen e datës, por thjeshtë realiteti dhe rethanat që e bënë opstrukcionet e ndryshme të marëveshjes nga pushteti.

Shtyerja nuk është asgjë tragjike, por pse i ngutet pushtetit është veç më çështje e lexuar.

Edhe sikur eventualisht të mbahen zgjedhjet më 24 prill, ajo do të thoshte se janë në pyetje lojëra dhe interesa tjera.Ndërsa teoritikisht do të ishte ,,garim me një kalë,, , ku fituesi dihet paraprakisht, dhe si të tilla do të shpalleshin të një anshme,jo demokratike dhe pa pjesmarje.

Fundja thelbi i demokracisë është pjesmarrja.

Por me kureshtje do të presim se cila do të jetë agjenda e re e Bdi-së. Ani me bo vaki të vendosin VETO si Bdi !

Po opozita nuk vendos veto që të mos mundet të mbahen zgjedhjet me 24 prill, ajo shtron argumentet e sajë dhe të organeve meritore se për atë datë nuk mund të pregaditen zgjedhje fer dhe demokratike.

A e kanë në dijeni Bdi-ja se çfarë është VETOJA si , kurë dhe ku mund të përdoret një instrument i tillë?