Argumenti i Aleancës për shqiptarët se deputetet e tyre nuk i votuan ndryshimet në Kodin penal nuk mban!

Më vjen edhe më inat se mendojnë që populli ha bar… A be dilni sinqerisht tregoni se ka pazar politik edhe uleni kokën dhe heshtni.

Pa kuorum nuk do të kishte as seancë. Ligjin nuk e votuan as deputetet e VMRO DPMNE-së por ishin aty për të bërë kuorumin.

Thjeshtë është marrëveshje mes bandave politike që kur është interesi i tyre bëhen bashkë pa problem.

A doni të tregoni se me të vërtetë nuk jeni të njëjtë? LËSHOJENI QEVERINË QË SONTE!

Po, atë qeveri ku ju jeni pjesë dhe ajo e njëjta që është propozues i ndryshimeve në Kodin penal.