Lëkura e lodhur, inflamacionet dhe shqetësime të tjera të vogla mund të minimizohen falë përdorimit dhe vetive të kamomilit.

Kamomil kundër lëkurës së lodhur

Fytyra është e para që reflekton lodhjen apo stresin e tepërt. Për t’i ridhënë fytyrës jetë, mjafton t’i shtoni vaj kamomili kremit të fytyrës që përdorni zakonisht.

Luftoni lodhjen me kamomil

Lodhja mund të luftohet edhe me një banjë rigjeneruese. Shtojini pak vaj kamomili ujit të vaskës. Do ju ndihmojë në shtendosjen e trupit dhe për një gjumë më të mirë.

Kamomil për flokët

Kamomili është perfekt për t’i dhënë ndriçim flokëve. Merrni lule kamomili dhe ziejini. Lërini të ftohen dhe lajeni kokën me shampo si zakonisht. Shpëlajeni kokën e më pas hidhini kamomil.

Kamomil kundër djegieve të diellit

Kamomili ka fuqinë që të minimizojë djegiet e lëkurës nga dielli. Lyejeni me kamomil zonën e djegur dhe do të ndiheni të lehtësuar.

Kamomil për të hequr tualetin

Kamomili mund të përdoret në fytyrë edhe për të hequr tualetin. Nuk djeg sytë dhe heq shumë thjeshtë edhe rimelin më të fortë.