Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, ka thënë se Gjermania shpreson të bëjë bashkë presidentin e SHBA-së, Donald Trump me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë samitit G20 që do të mbahet në Hamburg.
Gjatë një vizitë në Moskë, Gabriel i ka thënë Putinit, se ai shpreson që gjermanët “do të kenë mundësinë të ju bëjnë bashkë juve me presidentin e SHBA-së”, gjatë samitit që do të mbahet më 7-8 korrik, transmeton agjencia ruse e lajmeve TASS.
Gabriel ka deklaruar po ashtu se, Berlini pret që gjatë këtij samiti të arrihen marrëveshje për çështjet klimatike.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se vënia përpara e objektivave rreth Marrëveshjen së Parisit për Klimën do të jetë një nga temat kryesore të samitit.
Presidenti Trump ka vendosur të tërheqë SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, e cila është nënshkruar në vitin 2015 nga 195 vende.
Ai e ka arsyetuar këtë vendim me deklarata se dëshiron që të negociojë nj♪ marrëveshje më “të drejtë” për vendin e tij.