Gafa e Donald Trump, Melania “i tërheq veshin” në sy të publikut (VIDEO)

)

Shprehja e famshme “Pas një burri të suksesshëm, fshihet një grua edhe më e zgjuar” zë vend më së miri në rastin e çiftit Donald dhe Melania Trump.

Kjo është vërtetuar edhe gjatë ditës së sotme gjatë një ceremonie të organizuar në Shtëpinë e Bardhë me rastin e Pashkëve.

Zonja e Parë e SHBA-së i tërhoqi vëmendjen burrit të saj, duke i kujtuar një prej rregullave të mirësjelljes.

Gjatë këndimit të himnin kombëtar, Donald, Melania dhe djali i tyre Barron, ndodheshin në ballkon, por presidenti i SHBA kishte harruar të vinte dorën në zemër.

Më një lëvizje të shpejtë dhe gati të fshehtë zonja Trump i ka tërhequr atij “veshin”.

Megjithatë, ky moment është xhiruar dhe tashmë po bën xhiron e botës.