EDITORIAL

“Shakatë” diplomatike të kryeministrit Zoran Zaev me prankerët rus Vladimir Kuznecov dhe Aleksej Stolarov qartë tregojnë për situatën në diplomacinë tonë dhe rrjetin diplomatik në tërësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gafët e palejueshme diplomatike të kryeministrit nuk guxojnë të justifikohen me faktin se një fat të ngjashëm në komunikim me shtetas të huaj kanë pasur edhe Macron dhe burrështetas të tjerë të njohur botëror.

Veprimet e kryeministrit Zaev flasin për individualizimin dhe personalizimin e diplomacisë dhe pasivizimit të të gjithë rrjetit diplomatik e dëmtojë reputacionin e vendit si në tërësi. Republika e Maqedonisë së Veriut që nga pavarësimi i saj nuk ka pasur kurrë një përfaqësim më të dobët diplomatik në renditjen më të lartë të diplomatëve jashtë vendit për aplikimin e parimit të favorizimit të njerëzve të afërt me strukturat më të larta partiake të partisë në pushtet.

Kjo tregon qartë se gafët e tillë diplomatik mund të priten edhe në të ardhmen, madje edhe në përmasa më të gjera.

Kryeministri Zaev duhet të bartë pasojat e një sjelljeje të tillë të papërgjegjshme dhe jo të justifikohet me karakterin e tij të hapur.

Të metat serioze të kryeministrit Zaev gjithashtu flasin se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk është ende e gatshme për zbatimin e Strategjisë së BE-së për Cyber Siguri që është një nga kushtet kryesore për sigurinë e vendit dhe të rajonit në tërësi.

© fol.mk