Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me kryetarët e komunave të Butelit, Karposhit dhe Qendrës morrën pjesë në promovimin e fillimit të një projekti tjetër të Qytetit të Shkupit dhe kreut të saj z. Petre Shilegov për përmirësimin e infrastrukturës rrugore të qytetit dhe për lidhje më efikase ndërkomunale.

“Bëhet fjalë për dy rrethrrotullimet e reja që do të ndërtohen në zonën e quajtur Momin Potok për të lidhur bulevardet Nikolla Karev, 8 Shtatori dhe Sllovenia. Poashtu projekti përfshin edhe rekonstruimin e tërësishëm rrugor, me korsi për biçikleta dhe trotuare nga të dyja anët e rrugës. Për shkak të lumit Seravë është paraparë edhe ndërtimi i dy urave.

Duke e pasur parasysh se në këtë zonë në ditë qarkullojnë rreth 25.000 vetura dhe qytetarët e Çairit e përdorin si arterie lidhëse me Komunën e Karposhit realizimi i këtij projekti është i shumë i rëndësishëm për qytetarët e Çairit. Vlera e projektit: 18 milionë euro, sipërfaqja e punës: 1600 metra”, bënë të ditur, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu