Në prag të zgjedhjeve lokale sot në njërin prej lokaleve në afërsi të Sheshit Skënderbeu në Shkup, dy kandidatët për kryetar komunash nga radhët e BDI-së Visar Ganiu për komunën e Çairit dhe Femi Jonuzi për komunën e Studeniçanit, kanë realizuar një takim të rastësishëm dhe kanë ndarë ide dhe mendime rreth zgjedhjeve të ardhshme lokale të caktuara për 15 tetor të këtij viti.

Zëvendësministri i arsimit  Visar Ganiu, i nominuari i BDI-së për komunën e Çairit do të përballet me Zeqirja Ibrahimin e Lëvizjes Besa. Ndërkohë akoma nuk dihet se kush do të jenë rivalët e Jonuzit për komunën e Studeniçanit.