Kryetari i komunës Çair të Shkupit, Visar Ganiu sot nuk e ka përjashtuar mundësinë që BDI në Këshillin e komunës Çair përveç LSDM në pushtet të përfshijë edhe partinë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, veç partia e tij të merr kryesuesin e Këshillit dhe të margjinalizojë opozitën shqiptare.

Ganiu është i bindur se parimet dhe programi i tij është gjwrësisht i pranueshëm te anëtarët e Këshillit pavarësisht prej cilës parti vijnë.

“Çdo këshilltar që do ta pranon programin tonë do të përfshihej në koalicion. Mendoj që është detyrë e jona që të punojmë për një Çair më të mirë dhe në rast se në bisedime hasim mirëkuptim, është I mirëseardhur për të formuar këshillin”, thotë Ganiu.

Ai thotë se BDI është e hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë e përfaqësuara në Këshillin e komunës.

“Ne nuk kemi bërë vija dhe nuk kemi bërë bllok për askënd çdo kush që dëshiron të bashkëpunoj me shumicën është I mirëseardhur”, shton ai.

Ganiu ka premtuar se në të ardhmen nuk do të ketë vonesa për rrogat e edukatoreve nëpër çerdhet e Çairit sepse tashmë është miratuar buxheti për vitin e ri.