Kandidati i BDI-së për komunën e Çair, Visar Ganiu  në stilin e kryeministrit shqiptar Edi Rama ka vendosur derë dhe nëpër hapësira publike ti dëgjoj kërkesat e banorëve të kësaj ane, njofton agjencia e lajmeve INA.

Nëpër oda, lokale dhe rrugë, shumë takime vëllazërore me qytetarët, të cilët kanë shprehur përkrahje për profesorin e nderuar.

Në këto takime, ai është shoqëruar edhe nga zv/kryeministri Bujar Osmani, ndërsa ajo që bie në sy është respekti i të gjithë qytetarëve, pa dallim të përkatësisë politike.