Ambasadori britanik në Maqedoni Çarls Garet sot në komentin për ndodhitë politike në shtet deklaroi se partitë po punojnë në formim të qeverisë dhe po shqyrtohen të gjitha mundësitë.

Shumë nga gjërat, theksoi Garet, varen nga takimet dhe bisedat vijuese të cilat tani po ndodhin.

“Situata ende nuk është zgjidhur, partitë punojnë në formim të qeverisë dhe po i shqyrtojnë të gjitha mundësitë në bazë të zgjedhjeve të 11 dhjetorit”, deklaroi Garet, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve para fillimit të Konferencës kushtuar transmetimit të praktikave dhe modeleve inovative për ngritje të punësimit të të rinjve në Evropë.

Shfaqi shpresë për bashkëpunim me qeverinë e ardhshme në drejtim të vazhdimit të reformave.

“Shpresojmë se do të mund të punojmë me qeverinë e re me përkushtim tek reformat”, tha ambasadori Garet