Në Qeveri përfundoi takimi ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe liderit të njërit fraksion të BESA-s, Afrim Gashi. Pas përfundimit të takimit deklaratë për media dha vetëm Gashi i cili njotoi se në takim është biseduar për agjendën evro-atlantike të Maqedonisë, por edhe për mundësinë e përfshirjes së Besës në shumicën parlamentare.

“Në vazhdën e takimeve me liderët e partive politike sot e takova kryeministrin e vendit, patëm një takim shumë të frytshëm. U dakorduam që brenda muajit mars është mirë të fillohen negociata që edhe BESA të jet pjesë e shumicës parlamentare, por do të mbetet të shohom në vazhdim se si do të rrjedhë ky proces, kryeministri ishte optimist se mund të arrihet ky qëllim, edhe ne kemi shfaqur gatishmëri që të ndihmojmë këtë proces”, deklaroi Gashi.