Samanta Karavello dhe Ermal Fejzullahu kanë paralajmëruar para disa javësh se do të vijnë me një bashkëpunim.

Dhe dita e shumëpritur po afron dhe në datën 2 mars kënga ‘Faj’ do të prezantohet për gjithë fansat e tyre.

Ky është bashkëpunimi i parë i dy këngëtarëve së bashku, ndërkohë që nga klipi  është zbuluar vetëm një foto e Samantës dhe e Ermalit.

Ka qenë këngëtarja shqiptare, Samanta Karavello, e cila në rrjetin social “Instagram” ka publikuar një foto krah së cilës shkruan se “Faj’  do të publikohet nesër.