ëvizja Besa pritet që në raundin e parë të zgjedhjeve në zgjedhjet lokale të kenë numër më të madh të votave te shqiptarët, ndërsa në raundin e dytë të jenë fitues në shumë komuna.Deri atëherë, ata shpresojnë se do të respektohet ligji dhe do të përfitojnë një anëtar në KSHZ, ndërkaq nëse u thuren përralla nga ana e deputetëve, të njëjtët nuk do rrinë indiferent, ashtu siç ishte rasti me ligjin e Gjuhës Shqipe.

Afrim Gashi në një prononcim për MKD.mk thotë se politikanët maqedonas ende kanë dëshirë ta quajnë ,,gjuhën tonë e cila përdoret vetëm 20 % nga popullata,,,Sipas Gashit, lëvizja Besa në mënyrë intenzive përgatitet për zgjedhjet lokale, ndaj dhe tentojnë të arrijnë në koalicion më ndonjë parti tjetër shqiptare. Për vendimin konkret do të dihet ditëve në vijim. Kryesia qëndrore do të merr vendimin e duhur, thotë Gashi. Sipas tij , hapat e kësaj lëvizje sa u takon zgjedhjeve lokale , gjegjësisht koalicionimi apo bashkëpunimi me parti të tjera nuk janë me shantazhe apo vështirësi, por të njëjtat biseda do të kenë shumë prioritete mbresëlënëse.

,,Lufta,, jonë në zgjedhjet lokale do të përfshin gati të gjitha komunat ku kemi votë shqiptare dhe shpresojmë në fitore.Gashi gjithashtu potencon se KSHZ nuk e respekton ligjin dhe se realieti politik nuk përkon me kodin e Ligjit të Komisionit zgjedhor, meqë sipas ligjit si anëtarë të KSHZ duhet të jenë tre përfaqësues të partive opozitare. Ne jemi të bindur se me ligj na takon të kemi një anëtar në Komision, ndaj dhe kërkojmë ndryshim të të Ligjit zgjedhor.Nëse Qeveria e hudhën topin, atëherë ne si parti do të tentojmë deri në fund të kërkojmë të drejtën tonë legjitime,Në pyetjen lidhur me kërkesën e VMRO-DPMNE-së , për ndryshimin e kuadrove të ministrave, Gashi potencon se Lëvizja Besa ende nuk ka marrë vendim sa i takon kësaj çështje.

Ai prononcohet edhe për ligjin e Gjuhës Shqipe, ku thotë është momenti e fundit ku duhet të diskutohet ligji, meqë ardhja e këtij ligji në Parlamentin e Maqedonisë sipas tij ishte ligj politik, domethënë DE ZHAVU. Gashi është kundër politikanëve maqedonas të cilët ligjin mbi Gjuhën Shqipe e quajnë si gjuhë që përfshin 20 % të popullatës shqiptare.Të gjithë e dimë se përdorimi i Gjuhës Shqipe është i paraparë prej në vitin 2001 me ndryshimet ligjore.Më pas në vitin 2008 u miratua një “ligj i ngjeshur” për gjuhët dhe vazhdonte.

Për ne të gjithë, tema për gjuhën shqipe nuk është vetëm interes etnik, por është edhe interes shtetëror, sepse më këtë do të përforcohet karakteri multietnik dhe shteti do të hapë perspektiva zhvillimi në vend, përfundon Gashi.