Lideri i Alternativës, Afrim Gashi ka kujtuar 11 Korrikun – gjenocidin në Srebrenicë.

“11 korriku i Srebrenicës është ilustrimi më i saktë se krimi dhe kriminelët nuk vjetrohen. Vrasja e 8372 meshkujve, qofshin ata burra pleq ose foshnja disamuajshe, përbën shembullin e gjenocidit më të madh më fund të shekullit XX, të ndodhur në Europë, që – për fat të keq – nuk do të jetë gjenocidi i fundit. Pas Srebrenicës vijoi Kosova. Dhe, derisa gjithë bota e ka gjykuar dhe gjykon me të drejtë Holokaustin e shkaktuar nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore, autorët e gjenocidit të Srebrenicës vazhdojnë të enden në liri, ndërsa mbështetësit e tyre vazhdojnë të qeverisin në Serbi dhe në krijesën serbe në Bosnjë – Republika Srpska.E derisa kriminelët dhe mbështetësit e tyre nuk dënohet deri në një, le që nuk ka paqe të qëndrueshme, por ashtu vetëm ushqehet dhe stimulohet krimi”, shkroi Gashi në “Facebook”, transmeton TV21.