Të dashur nxënës, të respektuar arsimtarë e prindër,

Më lejoni që më këtë fillim të vitit shkollor t’ju uroj nga zemra një vit të mbarë, së pari arsimtarëve, që sot me të drejtë protestojnë, por edhe nxënësve dhe prindërve.

Le të jetë kjo ditë nismë e re me plot suksese të reja. Shtylla kryesore dhe misioni më fisnik që duhet të  zhvillojë njerëzimi është arsimi cilësor. Zaten, vetëm me arsim kualitativ mund të ndërtojmë të ardhme të shëndoshë. Paçi shëndet dhe suksese!

Afrim Gashi