Presidenti Stevo Pendarovski sot i vizitoi nxënësit e klasës së parë të sh.f. “Panejot Ginovski” në komunën Butel, ku edhe ai e ka përfunduar shkollën fillore.

“Mësoni që të jeni më të mirët, lexoni sa më shumë libra, dituria sigurt do t’u ndihmojë në jetë, por njejtë i rëndësishëm është edhe shoqërimi, u porositi presidenti Pendarovski nxënësve të klasës së parë, ku edhe ai në vitin 1971 ka qenë në klasë të parë.

Në jetë, siç thotë presidenti, gjithmonë njeriu është më i suksesshëm kur ka më shumë shokë dhe miq rreth vetes.

Pendarovski u bëri thirrje arsimtarëve që notat pesë që do të japin të jenë me meritë, por edhe fëijët të kenë pak kohë të lirë për, siç tha, të mos e ndjejnë shkollën si diçka e imponuar dhe e trishtueshme, njofton Zhurnal.

Ai u bëri thirrje edhe prindërve që të mos detyrojnë fëmijët vetëm të mësojnë tërë kohën, por edhe ti nxjerin pak jashtë që të shoqërohen me njerëzit.

Kryetari i komunës së Butelit Velimir Smilevski, në fjalimin tij para nxënësve të klasës së parë, potencoi se paraqet nder të drejtohet para presidentit të shtetit në shkollën ku edhe ai ka mësuar. /Zhurnal.mk