Gazeta serbe Alo.rs në tekstin në lidhje me mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së Kosovës ku pritet Avdulla Hoti të zgjidhet kryeministër shkruan:

Fjalën kryesore në Kosovë do ta ketë Uashingtoni dhe Beogradi,Qeveria e Kosovës sërish në duart e serbëve, shqiptarët në gjunjë

“Një muaj pas rrëzimit të qeverisë së institucioneve të përkohshme të udhëhequra nga Albin Kurti, qeveria në Kosovë fitoi një shumicë të re të udhëhequr nga Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj.
Partneri i tyre do të jetë gjithashtu Lista Serbe, kështu që të gjitha vendimet do të varen nga votat e serbëve.” – shkruan mediumi serb Alo.rs