Gazetarët serbë shpesh i thonë Daçiqit që Vlora Çitaku është penicilinë për të

Gazetari Nexhat Behluli nga Bujanovci, pronar i Spekter Tv, ka reaguar pas deklaratës se kryeministrit Ramush Haradinaj për Vlora Çitakun.

Ai shkroi se sa herë ka qenë në Beograd dhe në Televizion ka dalë ministri Ivica Daçiq, gazetarët serbë kanë theksuar: “Ministër për ty penicilinë është Vlora Çitaku dhe ajo të bën me mbyll gojën”.

Në fakt performansa e ambasadores Çitaku në Këshill të Sigurimit është pëlqyer nga e gjithë popullata e Kosovës, pa përjashtim nëse janë nga opozita apo partitë ne pushtet.

Postimi i plotë i gazetarit Nexhat Behluli

Edhe Vlora Citakut i gjetëm behone a ?!
Ajo e cila shum herë na bëri të ndihemi krenarë!

– Nuk kam njohuri profesionale si udhëhiqet Diplomacia e një Shteti dhe me cilat Referenca vlerësohen Diplomatët, por një e di të sigurt se vet kam qenë prezent në Beograd kur disa here Gazetarët serb janë tallur në llogari të Ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiq në këtë mënyrë :

“Ivicë, veç Vlora Çitaku të hesht në Këshillë të Sigurimit, ajo është Penicilin për tye”

Vlora Çitaku :
– Unë jam Ambasadore e Kosovës dhe Ramush Haradinaj është Kryeministri im.
– Të jem Ambasadorja e juaj në Ëashington DC është nderi i jetës sime.
#Vlora Çitaku

 

SHPËRNDAJE