opinion nga Huzeir Mustafi.

Të informosh drejtë e në mënyrë profesionale ashtu siç e thonë rregullat e gazetarisë dhe të informimit në përgjithsi nuk është vetëm një profesion apo një detyrë që duhet kryer por të merresh me profesionin e gazetarisë e të informosh popullatën është një mision i shenjtë të cilin mision secili duhet ta kryej me një kujdes të veçantë në çdo veprim që ndërmer gjatë informimit.

Kohëve fë fundit jemi dëshmitar që gazetaria dhe gazetarët kanë dalë nga binaret e normalës dhe se veprimet e gazetarëve të pa përgjegjshëm duke bërë lloj lloj lajmesh që skanë të bëjnë aspak me realitetin po hutojnë në të madhe popullatën duke krijuar një panik të madhe e sidomos kur situates në të cilën ndodhemi i shtohen edhe lajmet e rrejshme të përgatitura qëllimisht për tu arritur disa qëllime të ulëta të ndonjë personi, grupi ose organizimi të caktuar.

E njejta gjë vlen edhe për pronarët e portaleve të ndryshme të cilët për të arritur shikueshmërinë e portalit e për të përfituar sa do pak të mira materiale shpërndajnë lajme tendencioze e të pa vërteta dhe me këtë ndikojnë negativisht në masën e gjërë, hutojnë njerzit dhe mundohen tu ngatërrojnë trurin e ti drejtojnë në rrugë të gabuara ose të ndjekin ideologji të ndryshme që mund një ditë ti kushtoj shtrenjtë çdonjërit.

Të kemi kujdes të gjithë ne që publikojmë një lajm, të vërtetojmë autenticitetin e lajmit, burimin dhe faktet, të dallojmë të bardhën nga e zeza e mos ta paraqesim të bardhën të zezë, e të zezën të bardh, mos ta rëndojmë edhe më shumë opinionin i cili është i hutuar nga situata politike në vend. Nëse do të vazhdoni me keqinformimin dhe shtrembërimin e lajmeve do të bëheni bashkfajtorë me politikanët e pa përgjegjshëm që e sollën vendin në këtë gjendje.