VMRO-DPMNE e udhëhequr nga Nikolla Gruevski para mesnatës dorëzoi listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 5 qershorit. Anëtarët e kësaj partie dorëzuan në KSHZ listat për kandidatë për gjashtë njësitë zgjedhore. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE, Ivo Kotevski theksoi se Komiteti ekzekutv dhe qendror partiak konfirmoi përmbërjen e listave dhe ato u dorëzuan sipas të gjitha afateve të përcaktuara ligjore për zgjedhjet e 5 qershorit

 Bartësit e listave do të jenë:

Njësia zgjedhore 1: Nikolla Gruevski,

Njësia zgjedhore 2: Nikolla Poposki,

Njësia zgjedhore 3: Ilija Dimovski,

Njësia zgjedhore 4: Nikolla Todorov,

Njësia zgjedhore 5: Antonio Miloshovski,

Njësia zgjedhore 6: Vllatko Gjorçev

Tashmë KSHZ ka 48 orë afat të shqyrtojë listat për të vërtetuar nëse janë në pajtim me ligjin. Nëse ka parregullsi, partitë kanë kohë 48 orë ti rregullojnë të njejtat. Listat me kandidatë kanë dorëzuar edhe dy parti të vogla LPM dhe PSDM. Nga ana tjetër, zgjedhjet e 5 qershorit do të bojkotohen nga të gjitha partitë e tjera politike, përfshirë edhe tri partitë kryesore LSDM, BDI, PDSH dhe partitë e tjera të opozitës shqiptare dhe maqedonase.(INA)