Kryeministri, Zoran Zaev në pres-konferencën e sotme ka folur rreth “rikualifikimit” të lëndës së “Almirit”. Ai tha se për shkak të reformave që kanë filluar dhe janë duke vazhduar nuk preferon që Qeveria të intervenoj në gjyqësi. Zaevin e gëzon fakti që opinioni i gjerë po e ndjek me shumë vëmendje rastin në fjalë që sipas tij është përgjegjësi plus e institucioneve për të qenë të përkushtuar, raporton Almakos.

+ VIDEO/ LAJMI I FUNDIT/ Gazetarja e Almakos e pyet kryeministrin Zaev për "Rastin e Almirit", kjo ishte përgjigja e tij

+ VIDEO/ LAJMI I FUNDIT/ Gazetarja e Almakos e pyet kryeministrin Zaev për "Rastin e Almirit", kjo ishte përgjigja e tijhttp://www.almakos.com/gazetarja-e-almakos-e-pyet-kryeministrin-zaev-per-rastin-e-almirit-kjo-ishte-pergjigja-e-tij-video

Gepostet von Almakos.com am Dienstag, 20. März 2018

“Thjesht, nuk preferojmë që të intervenojmë në pjesën e juridike dhe formale të vendimeve të gjykatës. Kjo i jep një mundësi të njëjtit që sa më parë të reformohet. Reformat po ndodhin dhe do të vazhdojnë edhe më fuqishëm me ligjet e reja dhe parasë gjithash implementimin e tyre. Më gëzon fakti që opinioni me shumë zgjuarsi po e ndjek këtë proces është e zëshme dhe reagon në të gjitha aspektet. Kjo i bën institucionet e sistemit përveç pushtetit ekzekutiv dhe të gjitha pushteteve tjera në Maqedoni të zgjuar, të përkushtuar në atë që qytetarët reagojnë”, tha Zaev duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares së Almakos.

Ai shtoi se në këtë mënyrë pushteti ekzekutiv me shumë përkushtim e ndjek rastin duke shpresuar që në asnjë mënyrë nuk do të përçojë mesazh për përzierje apo intervenim në sistemet gjyqësore.

“Nuk do të qëndrojmë duarkryq nëse edhe për këtë lëndë sikurse për shumë të tjera nuk arrin drejtësia e plotë ashtu siç duhet të jetë”, përfundoi ai./Arbnora Memedi – Almakos