Shkëndija ka pësuar disfatë 2:1 nga Genti në ndeshjen e parë të play off-it për inkuadrim në grupet e Liga Evropës. Ibraimi shënoi për epërsi të Shkëndijës, ndërsa vendasit shënuan nga një gol në kohën shtesë të pjesës së parë dhe të dytë. Humbja dhemb, por rezultati është aktiv para ndeshjes së kthimit të enjten e adhshme në Shkup.
 
Skuadra ‘kuqezi’ ka sjellë edhe një paraqitje dinjitoze në Liga Evropa, duke pësuar humbje 2:1 në kohën shtesë falë mungesës së fatit sportiv. Ibraimi solli avantazh, mirëpo rënia e koncentrimit në minutat shtesë të dy pjesëve sollën disfatë të pafat.
Hasani në minutën e 4-t vjedh një top dhe provon me goditje të fortë, e cila kontrollohet në dy kohë nga Rinne. Në anën tjetër mundësi për vendasit, kur Kulibali godet me kokë, përgjigjet mrekullisht Zahov duke larguar topin nga këndi i portës në rivënie këndore. Minuta e 9-të sjell epërsi për Shkëndijën. Goditje dënimi e fituar nga Alimi, sërish skemë e bukur e ‘kuqezinjëve’, ndërsa e djathta e Ibraimit përfundon në rrjetën vendase. Në minutën e 23-të Kujoviq provon nga gjuajtja e lirë, Zahov i gatshëm pret në portë. Tre minuta më vonë godet fortë Neto, pret sërish Zahov. Në minutën e 30-të aksion i përkryer i Shkëndijës, Vujçiq vertikalizon për Hasanin, mirëpo tentimi i kapitenit bllokohet në rivënie nga këndi. Pas 7-të minutave Zhunior tërheq kundërsulm, mirëpo goditja e Ibraimit ndalet vetëm në pjesën e jashtme të rrjetës vendase. Zahov në minutën e 39-të ndal tentimin e Kulibalit, ndërsa në vazhdim mbrojtësit ‘kuqezi’ bllokojnë një tjetër tentim të kundërshtarëve. Fillimi i pjesës së dytë solli presion të vendasve dhe disa pritje të mrekullueshme të Zahovit që shpëton mrekullisht portën. Në anën tjetër Rine ndal sigurtë tentimin e Ibraimit nga gjuajtja e lirë. Minuta e 61 sjell aksion të Shkëndijës, mirëpo vendasit kishin fat kur goditja e Alimit nuk përfundon për pak në rrjetë. Vetëm një minutë më vonë tjetër kansoje e fortë e Alimit, tani shpëton Rinne. Në minutën e 72-të kundërsulm i shpejtë i Ibraimit që kërkon Hasanin para portës, mirëpo Rinne pranon topin para kapitenit. Shkëndija mbrohej mirë dhe dukej se kishte barazim në ‘xhep’, mirëpo minutat shtesë sërish tregohen të pafat. Kulibali në kohën shtesë shënon për 2:1 dhe fitore të Gentit në këtë duel.
 
GENT-SHKËNDIJA 2:1 (1:1)
Stadiumi ‘Ghelamco Arena’ në Gent-Belgjikë
Shikues: 18 000
Arbitër: Serhy Boiko
Arbitra anësorë: Semen Shlonchak dhe Igor Al’okhin
Golashënues: Matton 45’+1’ dhe Kulibali 90’+1’ (Gent), ndërsa Ibraimi 9’ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Kulibali, Kums (Gent), ndërsa Vujçiq (Shkëndija)
Karton i kuq:
GENT: Rinne, Kulibali, Matton (Simon 73’), Neto, Kujoviq (Miliçeviq 64’),  Mitroviq, Kums, Saief, Nielsen, Foket, Gershon (Perbet 85’).
Trajner: Hein Vanhaezebrouck
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi (Taipi 83’), Cuculi, Ibraimi (Imeri 90’+2’), Hasani, Zhunior, Demiri, Pollozhani, Todorovski, Vujçiq.
Trajner: Bruno Akrapoviq.