Do ta respektojmë Marrëveshjen e Prespës, sepse Greqia është shtet i së drejtës dhe shtet me kontinuitet dhe me këtë qëndrim mendoj se absolutisht pajtohet i gjithë grupi parlamentar i Demokracisë së Re, thotë ministri shtetëror i Greqisë, Jorgos Gerapetritis në një intervistë për televizionin grek “Mega”.

Duke folur për qëndrimet e parashtruara nga ish-kryeministri grek, ndërsa tani deputet nga radhët e Demokracisë së Re, Antonis Samaras, si në lidhje me Marrëveshjen e Prespës ashtu edhe për qëllimin për të mos votuar për tre Memorandumet me vendin tonë, Gerapetritis tha se “Samaras nuk është një person i rastësishëm në Demokracinë e Re dhe në politikë”, ka çdo të drejtë të shprehë pozicionin e tij, por edhe se pozicionet e tij janë” të njohura dhe respektohen absolutisht”.

“Lidhur me marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut, Demokracia e Re doli me kohë me qëndrimin se kjo marrëveshje ka shumë “njolla gri”, se është një marrëveshje që nuk ka kontribute të drejtpërdrejta përfituese për vendin. Nga ana tjetër, duhet të pranojmë vazhdimësinë e shtetit. Greqia nuk është një vend që mund të ndryshojë pozicionin e saj ndërkombëtar në çdo kohë. Vetë Kushtetuta imponon që nga momenti kur ka marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuar, ajo duhet të respektohet dhe nuk mund të ndryshohet. Kështu që, do ta respektojmë marrëveshjen, sepse Greqia është shtet i së drejtës dhe shtet me kontinuitet dhe me këtë qëndrim mendoj se pajtohet absolutisht i gjithë grupi parlamentar i Demokracisë së Re”, shpjegoi Gerapetritis. (Zhurnal.mk)