Specifikimi i kushteve për përdorimin e bazave të të dhënave nën kompetencën e Ministrisë së Punëve të Brendshme për regjistrimin e ardhshëm të popullatës ishte një nga temat, për të cilat ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski bisedoi në takimin e sotëm me përfaqësuesit e Entit shtetëror për statistikë, të udhëhequra nga drejtori, Apostol Simovski.

Nga të dy palët u theksua bashkëpunimi i mirë midis dy institucioneve në drejtim të ndarjes së bazave të të dhënave nën kompetencën e MPB-së me Entin për statistikë, e cila kryhet rregullisht në bazë tremujore.

“Ministri Spasovski theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme e mbështet plotësisht punën e Entit shtetëror për statistikë dhe se, si deri tani, është plotësisht e përgatitur t’u përgjigjet të gjitha nevojave, tani edhe me intensitet të shtuar, me qëllim të zbatimit me sukses të regjistrimit të paralajmëruar të popullatës”, informojnë nga MPB. (Zhurnal.mk)