Transparenca, llogaridhënia, respektimi i vlerave etike si parakusht për punë të përgjegjshme ishin temat që diskutuan zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë Sllavica Gërkovska dhe Larbi Xhakta, kryesus me Komisionin ndërkombëtar për shërbimit civil të Kombeve të Bashkuara.

Siç bën të ditur shërbimi për shtyp qeveritar, takimi i punës me Xaktën është në kuadër të vizitës së Gërkovskës në OKB.

“Komisioni ndërkombëtar për shërbimit civil vendos për shpenzimin e 70 për qind të buxhetit vjetor të OKB-së, i cili më së shumti i referohet kostove të shërbimit të kësaj organizate, prandaj paraqitet nevoja për të përmirësuar vazhdimisht transparencën dhe llogaridhënien në këtë proces”, thuhet në kumtesën.

Zëvendëskryeministrja Gërkovska theksoi se përmirësimi i transparencës së institucioneve, veçanërisht në mënyrën se si shpenzohen paratë publike, është prioritet kryesor për kabinetin e saj, duke pasur parasysh se kjo rrit përgjegjësinë, por edhe llogaridhënien.

Ajo informoi për iniciativën e kabinetit të saj për transparencë proaktive të institucioneve, si në fushën e prokurimit publik, ashtu edhe në raport me informacionin për të cilin qytetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe mediat kanë shfaqur interesin më të madh.