Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e ka rekomanduar për Konsull të Përgjithshëm të Kosovës në New York ish-ministrin e Integrimit Evropian në Qeverinë Kurti 1, Blerim Rekën, ndonëse nuk lejohet që konsujt të jenë politikë. Demokracia.com ka siguruar edhe vendimin e ministres Gërvalla-Schwarz për ish-ministrin Reka në këtë pozitë.

“Mbështetur në nenin 93 pikë 8 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 2 të Ligjit Nr.03/L-044 pikë 7.2, 7.3, 7.4, 7.7 dhe 7.8 në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ju dërgoj në besim emrin e z.Blerim Reka, duke e propozuar për Konsull të Përgjithshëm, më New York, Shtetet e Bashkaura të Amerikës.”, thuhet në dokumentin e nënshkruar nga Gërvalla-Schwarz, përcjell PRESSonline.mk

Profesori universitar Blerim Reka ka qenë edhe kandidat për president të Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet e vitit 2019.