Kalendarin e festave të muajit nëntor, përveç 22 nëntorit, gjegjësisht Kongresi i Manastirit, e pasuron edhe 28 nëntori. Sot shqiptarët shënojnë një ndër datat më të rëndësishme, edhe atë pavarësinë e shtetit shqipëtar.

Kjo ditë njihet edhe si Dita e flamurit. Nëntori kujtohet si dita e sakrificës, bashkimit, urtësisë dhe qëndresës shqiptare. Nëse këto veti përmenden tradicionalisht tek shqiptarët, le të jetë kjo festë një kthesë për shqiptarët, edhe atë për të qenë më të organizuar politikisht, në arsim dhe në të gjitha sferat tjera. Lexues të nderuar, portali Fol shfrytëzon rastin që në vigjilje të festës, t’ua uroj Ditën e flamurit dhe një premtim për të mos ju zhgënjyer asnjëherë me punën tonë. /Fol/