Portali i njohur britanik “Goal.com” ka përpiluar listën e futbollistëve që kanë më shumë asistime në Ligën Premier deri më tani këtë sezon.

Përveç pozitës së parë në tabelën e Ligës Premier, Manchester City prinë edhe me futbollistët që kanë bërë më shumë asistime.

Kjo pasi, tre asistuesit më të mirë vijnë nga skuadra e drejtuar nga trajneri spanjoll, Pep Guardiola.

Pozita e parë shkon për yllin spanjoll, David Silva, i cili në 12 ndeshje deri më tani këtë sezon ka bërë plot tetë asistime.

Vendi i dytë dhe i tretë ndahet nga Kevin De Bruyne dhe Leroy Sane, me të dytë që kanë bërë nga gjashtë asistime dhe janë ndjekësit e Silvas.

Pozita e katërt ndahet nga katër futbollistë që kanë nga pesë asistime, ku pjesë e tyre është edhe ylli me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri së bashku me Henrikh Mkhitaryan dhe Cesar Azpilicueta.

Një tjetër lojtar i Man Cityt, Kyle Walker, është në mesin e atyre që kanë katër asistime deri më tani, ndërsa katër asistime ka edhe Riyad Mahrez, Alvaro Morata dhe Marcus Rashford.

Dy kandidatët e rregullt për asistime, Christian Eriksen dhe Mesut Ozil, kanë pak asistime këtë sezon, me dy dhe tre asistime përkatësisht deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/

Lista e asistuesve më të mirë: