Besimtarët e krishterë në mbarë botën  festojnë  Pashkët.

Në mesnatë mijëra vetë ndoqën meshën e ringjalles së krishtit. Këtë vit festa përkoi në të njëjtën ditë si për besimtarët e katolikë ashtu edhe për ata ortodoksë.

Përse dhe si festohen Pashkët

Pashkët shihen si festa kryesore e krishtërimit si tek ortodoksët, katolikët dhe protestantët. Si e tillë ajo festohet nga besimtarët ortodoksë, edhe pse të tjerët preferojnë emocionalisht më tepër Krishtlindjet. 

Agjërim rigoroz

Megjithatë para Pashkëve bëhet një agjërim 40 ditësh, që tek ortodoksët ka një rëndësi shumë më të madhe se te katolikët dhe protestantët. Jo vetëm se besimtarët i respektojnë shumë më fort rregullat e agjërimit, agjërimi nënkupton përgatitjen shpirtërore,

Llogaritje të ndryshme të kohës

Rrallë Pashkët ortodokse dhe ato katolike dhe protestante përkojnë në të njëjtën ditë, sepse kishat bazohen në kalendarë të ndryshëm. Kisha ortodokse orientohet sipas kalendarit julian të perandorit romak, katolikët dhe protestantët përdorin kalendarin gregorian, që përdoret sot kudo në botë, i quajtur sipas papës Gregor XIII, që e futi këtë llogaritje të kohës në shekullin e 16-të.