Rënia e rasteve aktive dhe infektimeve të reja me koronavirusin Covid-19 ka bërë që shteti të lehtësojë masat, dërsa qytetarët dhe bizneset të rifillojnë të marrin frymë lirshëm.

Vera e kaluar shkaktoi krizë të thellë sidomos në biznesin e dasmave, një sektor ku përfshihen profesione të ndryshme dhe që prek një numër të madh të qytetarëve.

Përqindja më e madhe e dasmvae të vitit të kaluar u anuluan, me shpresë se për vitin e ardhshëm do të ketë lehtësime masash dhe se pandemia do të përfundojë.

Një numër simbolik i damavae u realizuan edhe gjatë verës së kaluar, por me kufizime, me pak njerëz dhe pa shumë bujë, njofton in7.

Por si qëndron puna këtë verë? Në Maqedoninë e Veriut si pasojë e zbutjes së epidemisë dhe teksa është aktiv procesi i vaksinimit, biznesi i dasmave po ringjallet.

Qytetarë të shumët kanë filluar të bëjnë rezervimet e duhura për këtë verë. Këtu përfshihen lokalet, muzika, dekorimet, por edhe një nga sektorët më të prekura dhe me rol thelbësor në këtë biznes.

Produksionet, studiot për inçizim dhe fotografim të eventeve dhe kujtimeve më të bukura në jetën e çdo çifti që lidh kurorë

Resul Çollaku, pronar i Studio Rinora, që për mbi 25 vite po vepron në fushën e inçizimit dhe fotografimit të dasmave dhe eventeve tjera familjare, thotë se muajin e fundit janë intensifikuar rezervimet për verën e këtij viti, por edhe të vitit të ardhshëm. Sipas tij, një numër i madh, sidomos i mërgimtarëve, tashmë të lehtësuar edhe nga situata e përgjithshme me koronavirusin, kanë riazhurnuar rezervimet e tyre për dasmat, një pjesë e të cilave u anuluan në vitin e kaluar.

Shpresa për një sezon të suksesshëm po rritet, jo vetm për studiot e produksionet, por edhe për bizneset tjera që lidhen direkt me dasmat, thekson Çollaku.