Mbrëmë në orët e vona të natës (ora 23:40) në një parking në lagjen Kisela Vodë të Shkupit është gjetur vetura Land Rover që u vodh të mërkurën në mbrëmje, informon portali “tetova1”.

Sipas një të afërmi të pronarit, vetura është në gjendje të mirë dhe nuk është e dëmtuar aspak. Vetëm kanë munguar gjëra të ndryshme që kanë qenë në veturë.

Përndryshe 40 vjeçari me iniciale A.O nga Tetova, të mërkurën rreth orës 19.50 minuta ka denoncuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën “Land Rover”, me targa të Tetovës, pronë e babait të tij. Sipas policisë, para se ti vidhet vetura, ai është ndalur në një barnatore në rrugën “Bllagoja Toska”, në Tetovë, ka dalë dhe kur është kthyer – vetura nuk ka qenë në atë vend ku ka patur edhe dokumente personale. Vetura është përllogaritur në vlerë prej 50 mijë euro. /tetova1/