Një mjet shpërthyes, më saktësisht një bombë dore është gjetur dje pasdite në Tetovë në rrugën “Vëllezërit Milladinov”, në kryqëzimin e rrugëve “Murat Baftjari” dhe ”Vëllezërit Milladinov”, në afërsi të çeshmës së Balezës.

Siç theksojnë nga SPB në Tetovë, bombën e ka gjetur personi me inicialet  D.A.(1966), në orën 17 e 20 minuta, e ka mbështjellë me një qese najloni dhe e ka dërguar në stacionin policor. 

Nga ana e policisë ky mjet shpërthyes është izoluar dhe është dërguar tek organet kompetente.

SPB në Tetovë i ka marrë të gjitha masat për ta zbardhur rastin.