Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme rreth orës 10 e 45 minuta në atarin e fshatit Sedllarcë e Poshtme te vendi i quajtur “Hendeku” , B.M. (38) nga ky fshat ka njoftuar policinë se në arë ka gjetur një “top dore” të prodhimit më të vjetër, shkruan Gazeta Lajm. Hetime në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip policor dhe piroteknik nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.

Pirotekniku e ka marrë “topin e dorës” për procedurë të mëtejme. Bruime policore kanë thënë për disa portale maqedonase se bëhet fjalë për “top dore” nga viti 2001.