Prokuroria Speciale Publike (PSP) po punon me turbo-tempo. Krahas shumë rasteve që kanë arritur në fazë gjyqësore dhe atyre që janë në fazë hetimore, PSP ka hapur edhe mbi 200 procedura parahetimore. Burime të Gazetës Lajm thonë se në këto 200 raste janë të përfshirë rreth 500 ish funksionarë, kryesisht të koalicionit qeveritar VMRO-BDI dhe partnerëve të tyre.

“Këto procese janë në fazë parahetimore dhe nuk mund të themi asgjë konkrete. Disa funksionarë paraqiten në më tepër procese parahetimore, kurse në disa ka mbi 10 të dyshuar. Kur të kalojnë këto raste në procedurë hetimore, ose kur të fillojnë procese gjyqësore”, kanë thëë këto burime për Gazetën Lajm.

Në ndërkohë burime të Gazetës Lajm thonë se në PSP janë ftuar edhe shumë dëshmitarë të rinj. PSP po grumbullon argumente për të proceduar sa më shpejtë këto raste, me qëllim që të dyshuarit për krime të sillen para organeve të drejtësisë.
Nga PSP thonë se proceset e tyre zhvillohen pavarësisht nga zhvillimet politike në vend dhe mohojnë çfarëdo ndërlidhje që tentohet të bëhet në këtë kontekst.

Vetëm javën e kaluar PSP hapi 7 raste të reja, ku të dyshuar janë përfaqësues të lartë të qeverisë së kaluar VMRO-BDI, si dhe njoftoi që ka marrë nën ingerenca edhe rastin Telekom.