Policia e Gjenevës të martën ka gjetur nje trup te pa jete ne Liqenin e Gjenevës te të riut (40) vjecar me origjine nga Serbia ne rrethana ende te panjohura, ka njoftura gjencine e lajmeve “Presheva jonë” ne Zvicër zyrtari i plicise se kantonit Cap. Jean-Philippe Brandt i cili nuk jem infomacione ne detaje.
Policia për momentin nuk jep kurrëfare infomacionesh rreth viktimes se si erdhi deri tek humbja e tij. Sipas z.Brandt me viktimen e gjetur ne liqe eshte duke u marrur Ministria Publike e Gjenevës e cila po zhvillon hetime.

Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ka mesuar se viktima eshte nga Presheva me emrin Nuhi Memishi (40) nga fshati Isivuke. Mesohet se ngjarja ka ndodhur te henen ne mbremje, kurse trupi i tij eshte gjetur te marten ne oret e pasdites. Kufoma edne ndodhet ne spital.

Nuhiu eshte djali i trete i Nazmi Memishit, i cili para gjashte vitesh kishte nderruar jete po ashtu ne Gjenevë. I ndjeri Nuhiu, pas vetes ka ka lane gruan, vajzen 10 vjeçare dhe djalin nje vjecar.

Redaksia i shpreh ngushllime familjes Memishi dhe mbare farefisit nga fsahti Isuvk dhe Presheva