Për shkak të mjegullës deri 100 metra është ulur shikueshmëria në Strumicë, Katllanovë-Veles, Tetovë, Strazhë, Makedonski Brod dhe Resnjë, informojnë nga Lidhja Auto-moto e Maqedoni, në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.

Ndërsa sipas web-faqes së aeroportit të Shkupit, nga mëngjesi realizohen të gjitha fluturimet, ndërsa ka paralajmërime për vonesa prej 40 minutave për fluturimet në Cyrih dhe Stamboll.

Sipas LAMM, komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi kryesisht të lagura. Rekomandohet vozitje e kujdesshme, përshtatje e shpejtësisë dhe respektim i sinjalizimeve rrugore.

Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.