Reshje të borës këtë mëngjes ka në Strazhë, Mavrovë dhe Kodrën e Diellit, njofton ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë së Veriut”.

Në rrugët e tjera në të gjithë vendin, komunikacioni zhvillohet në rrugë të lagështa.

Nga NP “Rrugët e Maqedonisë së Veriut” apelojnë për vozitje të kujdesshme dhe përshtatshmëri të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë.